Në orën 18.00 të së premtes përfundon afati për të aplikuar tek platforma online e rindërtimit “Shtëpia ime”.

Deri në orën 17.00, në të gjithë bashkinë e Durrësit janë regjistruar 11.179 aplikime bëjnë të ditur burime nga bashkia.

Pritet që në përfundim të afatit, të jenë më shumë se 11.200 aplikime.

Për rreth një muaj, bashkia e Durrësit vuri në dispozicion 61 sportele ku mund të bëhej aplikimi i qytetarëve të prekur nga tërmeti i 26 nëntorit 2019.

Me përfundimin e aplikimeve online, pritet që qeveria të ndërmarrë hapat e mëtejshëm për procesin e rindërtimit, ku qyteti bregdetar rezulton më i dëmtuari.