Më shumë se dy muaj pas fitores në zgjedhjet lokale të 14 majit disa skandaleve të njëpasnjëshme, Edi Rama ka thirrur sot Asamblenë Kombëtare të Partisë Socialiste.

Në orën 18:00 socialistët do të mblidhen për të bërë një analizë të votës së 14 majit dhe detyrat që lindin si politikisht dhe në mënyrën e organizimit të PS për zgjedhjet e 2025-ës.

Mbledhja vjen pak orë shkarkimit të ministres së financave Delina Ibrahimaj dhe emërimit të Taulant Ballës disa javë më parë si ministër i Brendshëm, post që më herët e ka mbajtur Bledi Çuçi i shkarkuar pas skandalit të fisit Rraja në Borizanë.

Pas skandaleve të javëve të fundit, nga arrestimet e dy ish-kryebashkiakëve të Durrësit dhe Kukësit e deri te kërkimi nga drejtësia i ish-numrit dy të qeverisë Arben Ahmetaj, pritet të shihet se cili do të jetë qëndrimi i Edi Ramës përballë të tijve dhe votuesve të Partisë Socialiste.