·        Publikimi do të tronditë dhe skandalizojë, si asnjëherë më parë, politikën shqiptare dhe opinionin publik    

DURRËS, 12 mars 2015 –  Sipas të përditshmes “Sot” të datës 12 mars 2015, deputeti rezident në Durrës, i LSI-së, kryetar i Komisionit Parlamentar të Sigurisë Kombëtare Spartak Braho, ka “katër kaseta dhe video komprometuese, publikimi i të cilave do të tronditë dhe skandalizojë, si asnjëherë më parë, politikën shqiptare dhe opinionin publik… me protagonistë Dritan Priftin dhe familjarë të Sali Berishës”.  

Ky lajm bombë mund të jetë i saktë për shkak të marrëdhënieve miqësore të Brahos me këtë të përditshme kryesore në Shqipëri.

VIDEOJA 1

Gjithmonë sipas “Sot”-it, këtu “shfaqet Dritan Prifti në një pozicion shumë delikat dhe turpërues… Ish-ministri ka filmuar veten gjatë një akti të pahijshëm dhe intim. Këto pamje filmike janë zbuluar krejt rastësisht rreth tre vjet më parë nga eksperti amerikan, i kontraktuar për ekspertimin e videos së famshme Meta-Prifti. Prifti i kishte fshirë pamjet filmike, por gjatë ekspertimit të orës, lap-topit dhe USB-së, eksperti amerikan ka arritur t'i rikuperojë dhe t'i rikthejë pamjet e fshira. Shumë shpejt, këto pamje kanë rënë në dorën e Spartak Brahos

VIDEOJA 2

Ka si protagonist sërish Dritan Priftin. Ky i fundit, pas 21 Janarit, zbuti tonet dhe gjakrat me Ilir Metën. Madje, Prifti u pushtua nga një ndjenjë pendese e thellë. Në këto kushte, Dritan Prifti, i shoqëruar nga një pronar i një televizioni të rëndësishëm, shkoi në shtëpinë e Ilir Metës në Gjirin e Lalëzit për t’i kërkuar falje. Dritan Prifti është filmuar dhe regjistruar në çastin kur i ka kërkuar falje Ilir Metës, për telashet që i kishte shkaktuar.

VIDEOT 3 DHE 4

Videoja e tretë ka si protagonist sërish Dritan Priftin, por edhe familjarë të Sali Berishës, të cilët shfaqen duke bërë pazare. Konkretisht, në video shfaqet Shkëlzen Berisha me Dritan Priftin. I biri i Sali Berishës është regjistruar duke kërkuar favore dhe ndërhyrë në tenderë, koncesione.

/Th. M. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/