Sot në orën 11:00 do të zhvillohet seanca në gjykatën e Elbasanit për dy shtetasit rus dhe një ukrainas që tentuan të futen ne bazën ushtarake në Gramsh.

Bëhet fjalë për 25-vjeçarin ukrainas e identifikuar si shtetasi  Fedir Aplatov dhe dy shtetasit rusë Svetlana Timofoeva 33 vjeçe dhe Mikhail Zorin 24 vjeç.

Ata  sulmuan dy ushtarë shqiptarë me spraj neuroparalizues në Uzinën e Ushtarake të Gramshit.

Ngjarja u regjistrua rreth orës 17:40 të datës 20 gusht por u mësua nga mediat disa orë më vonë, rreth orës 21:00.