3 maj 2015 – 3 maji shënon Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit. Kjo ditë u krijua për ngritjen e vetëdijes për rëndësinë e lirisë së shtypit dhe për t’u kujtuar qeverive se është detyrë e tyre të respektojnë dhe mbështesin të drejtën e lirisë së shprehjes.
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së në vitin 1993 kishte vendosur që data 3 maj të jetë si Dita Botërore e Lirisë së Shtypit, duke theksuar rëndësinë e pavarësisë së medias.
Vendi me lirinë më të madhe të shtypit në rajon është klasifikuar Sllovenia, duke u renditur e 41-ta, pas saj më shumë se 30 vende më poshtë vjen Mali i Zi, në vendin e 78-të, Kroacia dhe Serbia në vendin e 80-të, Shqipëria në vendin e 97-të, e me gjendjen më të keqe në rajon është vlerësuar Maqedonia, e cila renditet e 125-ta.
Shumë vende në Ballkanin Perëndimor vazhdojnë të tregojë një model shqetësues të shkeljes së lirisë së shtypit në vitin 2014. Nga 199 vende, 63 janë vlerësuar si të lira, 71 si pjesërisht të lira dhe 65 si jo të lira.
Me gjendjen më të keqe janë vlerësuar Bjellorusia, Krimea, Irani, Koreja e Veriut, Siria, Turkmenistani dhe Uzbekistani, ndërsa vendet më të lira janë Norvegjia, Suedia, Finlanda, Holanda, Danimarka, Zvicra dhe Luksemburgu.
/S.L. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/