Të gjithë prej nesh bien dakord se ky vit që lamë pas, ka qenë i mbushur me ngjarje të cilat kanë lënë gjurmë tek shumë prej nesh, duke filluar nga fatkeqësitë natyrore, përkeqësimi i klimës ndërkombëtare politike, etj. Por kjo nuk do të thotë që ne ta shohim po me të njëjtin pesimizëm edhe këtë fillim viti.
Më poshtë ju do të lexoni 7 këshilla të cilat do t’ju vijnë në ndihmë për të pasur një fillim viti sa më të mbarë dhe me sa më pak stres. Ja se cilat janë ato:
1. Krijoni një listë me objektivat që doni të përmbushni
Vit i Ri, objektiva të reja? Mos u nxitoni! Shikoni nëse i keni përmbushur të gjitha objektivat e vitit të kaluar, dhe nëse jo, atëherë përpiquni që të realizoni ato njëherë dhe më pas plotësojeni listën me objektiva të reja. Mos u përqendroni në realizimin e objektivave afatgjata, sepse realizimi i tyre krijon stres dhe ankth derisa ato të përmbushen. Në vend të kësaj përqendrohuni në realizimin e objektivave afatshkurtra dhe pasi të keni realizuar disa prej tyre vazhdoni me realizimin e objektivave afatgjata.
2. Pastroni me themel shtëpinë
Nuk ka gjë më të mirë për të filluar vitin e ri, sesa duke pasur një shtëpi të pastër. Kushtojini pastrimit të shtëpisë disa orë në ditë, duke filluar që nga ditët e para të dhjetorit dhe do ta shikoni se kur do të mbërrijnë festat e fundvitit ju do të keni një shtëpi të pastër dhe mbi të gjitha nuk do të jeni aspak të lodhur. Një gjë e tillë nuk do t’ju ndihmojë që të ndiheni më të organizuar, duke ditur ekzaktësisht se ku i keni gjërat, por do t’ju japë në dispozicion më shumë kohë për t’u përqendruar në aktivitete të tjera në fillim të vitit, si për shembull, t’i kushtoni më shumë kohë familjarëve, vetes, punës suaj apo aktiviteteve që preferoni të bëni.
3. Përgjigjuni e-maileve dhe pastroni inboxin tuaj
Edhe pastrimi dixhital është një hap shumë i rëndëishëm në fillim të vitit. Filloni duke iu
përgjigjur të gjitha e-maileve dhe pastrojeni postën tuaj nga e-mailet e panevojshme.
4. Kujdesuni sa më shumë për veten tuaj
Po aq e rëndësishme sa renditja e objektivave që ju doni të përmbushni, pastrimi i shtëpisë, përmbushja e projekteve që ju keni në punën tuaj, po aq e rëndësishme është edhe që ju të kujdeseni për veten tuaj. Fillimi i vitit është periudha më e mirë që ju t’i kushtoni vetes kohën e duhur për t’u marrë me aktivitete sportive, të shkoni të bëni një kontroll për shëndetin tuaj, etj.
5. Reflektoni mbi përmbushjet e vitit të kaluar
Pavarësisht sesa e gjatë apo e shkurtër mund të jetë lista me objektivat tuaja të vitit të kaluar, ju duhet të gjeni kohë për të reflektuar mbi të gjitha ato pika që ju i keni realizuar dhe mbi të gjitha ato të tjera që ju kanë mbetur për t’u realizuar gjatë vitit të ri.
6. Përdoreni në mënyrë sa më të zgjuar bonusin e fundvitit
Nëse ju jeni me fat dhe keni një punë ku në fundvit merrni një shpërblim të caktuar mbi të gjitha arritjet e realizuara gjatë gjithë vitit, atëherë një prej këshillave që ne ju japim në këtë drejtim është që ta përdorni këtë shpërblim (bonus) në mënyrë sa më të zgjuar. Mos u rrëmbeni nga periudha e fundvitit dhe të bëni blerje të pamenduara mirë!
7. Mposhtni një prej frikërave tuaja
Nëse ju do të përballeni me një prej frikërave tuaja, atëherë do ta shikoni se gjatë fillimit të vitit të ri, do të ndiheni më të fortë. Një prej mënyrave më të mira për ta filluar sa më mbarë vitin e ri!