Sot do të jetë dita më e nxehtë e javës dhe zonat më të nxehta do të jenë ato të ulëta, ku termometri do të ngjitet deri në 37 apo 38 gradë celsius.
Po ashtu, edhe pasditja do të vijojë me kushte të qëndrueshme atmosferike duke bërë që moti i kthjellët dhe temperatura të larta të mbeten dominante në vend.
Sipas “MeteoAlb”, i nxehti do të na shoqërojë edhe gjatë orëve të natës.
Era do të fryjë e lehtë në tokë dhe në det me shpejtësi 15 km/h nga drejtimi jugor dhe jugperëndimor, duke bërë që në brigjet e Adriatikut dhe Jonit të gjenerohet dallgëzim i ulët.





