DURRËS, 26 qershor 2013 – Nën moton "Vlerësojë veten- bëj zgjedhje të shëndetëshme, Pro Shëndetit, Jo drogës", shoqata Aksion Plus ka zhvilluar një aktivitet sensibilizues në plazhin e Golemit në Kavajë.
Në kuadër të 26 qershorit, ditës ndërkombëtare të luftës kundër drogës vullnetare të shkollave Çajupi dhe Petro Nini nga Tirana kanë shpërndarë fletëpalosje për shumë pushues që gjendeshin në plazhin e Shkëmbit të Kavajës dhe Golemit.
Përfaqësuesi i shoqatës Aksion Plus, Genci Muçolari tha se kjo nismë mundohet sadopak të japë ndihmën e saj në luftën kundër drogës, e cila në vendin tonë po merr përmasa alarmante.
Të rinjtë, nxënës të dy gjimnazeve, janë shprehur se janë bërë vullnetare me dëshirë për të kontribuar tek bashkëmoshatarët e tyre apo edhe persona të moshave të tjera për të thënë jo përdorimit të drogës.
Vullnetarët kanë shpërndarë broshura dhe flete palosje të ndryshme, botime të Aksion Plus, të cilat informojnë të rinjtë në lidhje me realitetin dhe ndikimin e droges ndaj shndetit të tyre, si dhe udhëzues në ndihme të problematikave të trajtimit e kujdesit me drogat.
/e.a. Agjencia e lajmeve "Dyrrah"/





