25 prilli është Dita Ndërkombëtare e Vajzave në Teknologjinë e Informacionit dhe Komunikimit. Tema e këtij viti për kremtimet është “Udhëheqja”, për të nënvizuar nevojën kritike për modele të forta femrash në karrierën e shkencës, teknologjisë, inxhinierisë dhe matematikës (STEM).
Edhe pse aktualisht, në nivel global, femrat plotësojnë 40 % të profesioneve me aftësi të larta, pjesëmarrja e tyre në fushat që lidhen me TIK-un vazhdon të jetë e ulët.
Gratë pothuajse mungojnë në zhvillimin e softuerit, inxhinierinë, kërkimin teknologjik, akademinë, si dhe në nivelet më të larta të politikëbërjes. Ato gjithashtu priren të lënë punët e shkencës dhe teknologjisë me ritme më të larta se burrat.
Ndërsa ka një hendek gjinor drejtues në çdo industri, boshllëqet më të mëdha gjenden në fushat STEM.
Gratë në TIK shpesh e gjejnë veten në role të vogla ose mbështetëse sesa në role menaxheriale, me pak mundësi për karrierë. Ato gjithashtu kanë më pak gjasa të mbajnë një pozicion drejtues, të bëhen sipërmarrës të TIK-ut ose të përfaqësohen midis politikëbërësve të shkencës dhe teknologjisë.
Për të ecur përpara në STEM, vajzat dhe gratë e reja duhet të frymëzohen prej grave në pozicione drejtuese, duke thyer barrierat që pengojnë përparimin e tyre. Tema e “lidershipit” (udhëheqjes) për vitin 2024, synon të adresojë këto sfida, duke inkurajuar fuqizimin dhe zhvillimin e lidershipit për një të ardhme më të barabartë në STEM.