Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka anuluar axhendën e ditës së sotme të fushatës elektorale në qytetin e Fierit. Mësohet se ky vendim ka ardhur pasi 29 marsi u shpall ditë zie kombëtare me një vendim të qeverisë për ndarjen nga jeta të deputetit socialist, ish-kryeministrit Bashkim Fino.
Kreu i PD Fier Luan Baçi tha se do të respektohet dita e zisë në nder të deputetit Fino.
Flamuri shqiptar dhe ai i PS janë ulur në gjysmë shtizë në nderim të Bashkim Finos, i cili u nda nga jeta mëngjesin e sotëm pasi ishte i infektuar me COVID-19.





