Nëna e të ndjerit Sokol Olldashit, Kozeta Mamaqi, e ka përkujtuar sot, në ditën ku ai do të festonte 50 vjetorin e lindjes, duke i dedikuar fjalët më prekëse.
Në një fotografi, të publikuar nga tezja e Sokol Olldashit, Yllka Mamaqi, ajo kujton një nga mënyrat se si i shprehte dashurinë, kur ishte i vogël.
“I miri im, të dua shumë, sa ‘Qielli’, më thoshe ti dhe hapje krahët për demonstrim, kur ishe në moshën e kësaj fotoje”, ishin disa nga fjalët e shkruara nga e ëma.






