Dita e Verës është një festë me origjinë të lashtë. Ajo është festë arbëreshe e trashëguar në veçanti nga qytetarët e (VALM-it) Elbasanit (Skampa e lashtësisë) dhe festohet më 14 mars.
Ndonëse kjo ditë vazhdon të ruhet dhe festohet madhërishëm në qytetin e Elbasanit, ajo është festë e të gjithë shqiptarëve. Më 13 mars njerëzit marrin një tufë të vogël bari të njomë bashkë me rrënjët dhe dheun, që ta kenë në mëngjesin e datës 14 mars në shtëpi. Ky zakon i lashtë ruhet dhe festohet jo vetëm në Elbasan po edhe në Dibër, Strugë e Prespë.

Dita e Verës do të festohet si një ditë e vërtetë dashurie. Dashuri për njeriun, për natyrën, për jetën. Festimi kryhet në nderim të natyrës së bukur shqiptare dhe bimësisë që merr jetë në këtë datë.

Duke iu referuar Ditës së Verës, kësaj feste me një shije poetike të hollë e të rrallë, Faik Konica këshillonte dhe uronte, më shumë se një shekull më parë : "Të mos i lëmë të humbasin këto festa të vjetra të racës sonë. Nuk i bëjnë dëm njeriu, veçse sjellin një gëzim të kulluar…"

Lulet, simbol i kësaj feste, zënë vendin kryesor në këtë ditë, shoqëruar me ëmbëlsirën tradicionale, ballokumen nga Elbasani.