Këngëtarja shqiptare, Bleona Qereti ditën e sotme feston ditëlindjen e saj.
Përmes një postimi në Instastory, këngëtarja ka publikuar surprizën e parë që ka marrë nga stafi i hotelit ku po qëndron, një tortë të vogël me një qiri.
Për të gjithë ata që janë kuriozë për moshën e këngëtares, Bleona ka lindur më 14 maj të vitit 1979 dhe ditën e sotme mbush plot 40-vjeç.
Bleona njihet nga publiku si një figurë ekspresive, gjithmonë me stilin e saj ekstravagant, çka e bën një personazh mjaft të komentuar.





