Ndeshja më e rëndësishme e botës së futbollit do të luhet pikërisht sot.

Spanja dhe Argjentina masin forcat prej orës 21:00 në finalen e Botërorit 2026.

Si rrallë herë, vendi i parë dhe i dytë në renditjen e FIFA-s do të përballen në finale. Spanja konsiderohet më favorite në letër, ndërsa Argjentina e Leo Mesit ka treguar se di të surprizojë dhe kur është në disavantazh.

Iberikët shkojnë në këtë takim me kujtimin e një barazimi dhe vetëm një goli të pësuar gjatë gjithë turneut. Argjentina ndërkohë ka krenarinë e 19 golave të shënuar në shtatë ndeshje.

Fati i mirë për të dyja skuadrat është se nuk vuajnë mungesat.