Sot do zhvillohet seanca e radhës në ngarkim të Emiljano Shullazit i akuzuar për disa vepra penale mes tyre edhe ajo e kërcënimit. Mes atyre që do dëshmojnë këtë të martë është edhe ish-kryeministri Sali Berisha. E para që ka dëshmuar sot te Gjykata e Krimeve të Rënda ka qenë ministrja e Arsimit Lindita Nikolla. Nikolla ka dëshmuar për kërcënimin e rektorëve Mynyr Koni dhe Dhori Kule nga i arrestuari.
Nga ana tjetër, nuk dihet ende nëse ish-kreu i qeverisë Sali Berisha do t'i drejtohet Krimeve të Rënda për t'u ballafaquar me njeriun e shumëakuzuar prej tij. Ka qenë pikërisht Berisha i cili përmes një statusi në Facebook një vit më parë njoftoi kërcënimin e Konit dhe Kules nga Emiljano Shullazit gjatë garës për zgjedhjet universitare.
Një javë më parë në Gjykatën e Krimeve të Rënda dëshmoi ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri i cili u shpreh se kërcënimin e rektorëve e kishte mësuar pikërisht nga qëndrimi i Berishës në rrjetet sociale.





