Sot në mbrëmje në sheshin Sfinksi në orën 20.30 vjen për herë të parë në qytetin e Durrësit kinemaja verore “Open Air Durrës”, një projekt kulturor bashkëpunimi mes bashkisë dhe kompanisë SHET.
Në një postim në rrjetet sociale, bashkia Durrës shkruan se “Në këtë sezon turistik veror, Open Air Durrës parashikon një program artistik me filma të zhanreve të ndryshëm dhe muzikë të luajtur nga DJ të ndryshëm.”
Kinemaja verore do të jetë e hapur deri më 31 gusht.





