Këngëtarja e njohur, Shkurte Gashi, ka pësuar një humbje të fortë. Përmes një postimi në rrjetet sociale, ajo njofton se babai i saj është ndarë nga jeta.
Shkurta shkruan se nuk ka humbur vetëm babanë, por shokun e saj më të mirë. Ajo thotë se dhimbja për të është e pafund, por do të jetojë gjithnjë në zemrën e saj.
“Ah babush i dashur…
Vdekja jote e papritur ma këputi shpirtin dhe ma la zemrën bosh. Sot humba më shumë se një baba, humba shokun tim më të mirë, mësuesin tim, udhërrëfyesin e jetës sime. Ti ishe forca ime, fjala e urtë, krahu ku mbështetesha dhe drita që më printe në çdo hap. Dhimbja për ty është e pafund, sepse dashuria jote ishte e pakrahasueshme. Do të jetosh përherë në zemrën time, në kujtimet e mia, në çdo këshillë që më dhe e në çdo vlerë që ma mësove.
Pusho i qetë, babush krenaria ime e përjetshme”, shprehet këngëtarja.





