Besa Kokëdhima është një ndër artistet shqiptare e cila me këngët e saj të kthyera në hite ia ka dalur të rrëmbejë zemrën e publikut e teksa vazhdon ende në ditët e sotme të preferohet nga ata. Pas një pauze të gjatë ajo është rikthyer sërish me projektin më të ri muzikor të titulluar “En equilibre”.
E ftuar në ‘A Live Night’ Besa ka treguar se si e kanë pritur prindërit e saj vendimin për tu bërë këngëtare. Sipas artistes ata nuk është se e kanë mbështetur shumë në fillim dhe kjo për faktin se nuk ishin të sigurt nëse ky vendim ishte i duhuri për të.
Ajo shtoi se kur ishte vogël nuk i kuptonte mirë por mendonte se përse nuk po e mbështesnin atë ndërsa sot u shpreh se tani që është rritur i mendon gjërat ndryshe dhe e vendos veten në pozitën e tyre.
Meraku më i madh i prindërve të këngëtarës ishte nëse ky profesion është aq funksional në Shqipëri sa për të bërë jetën e një artisti.
“Unë fillova aktivitet e para në kolegjin që ndiqja. Prindërit e mi nuk është se po shkulnin flokët nga gëzimi, unë e kuptoj sot pak më ndryshe se kur je i vogël në atë moment thua pse nuk më mbështesin, jo siç e mendon sot. Sidomos prindërit që nuk janë muzikantë, kanë merakun që duke e mbështetur…se vetë nuk dinë ta mbështesim apo jo, a ka vërtetë talent, sa talent ka.
Pasi sigurohen a kanë talent, vjen pyetja numër dy dhe të gjitha nenet do të ishin se sa funksionale do të ishte një karrierë e tillë në vendi tonë, si e bën jetën një artist, sepse kur e kthen diçka në profesion ka plot të tjera të dhëna që duhen konsideruar”- u shpreh Besa./panoramaplus