Tiranë, 29 maj 2014 – Dy ditë më parë, në mjediset e Kuvendit të Shqipërisë, deputeti i PD, Genc Strazimiri u rrah me rripin e pantallonave nga një përfaqësues i mazhorancës, konkretisht nga Armando Prenga.
Përleshja e fundit në Kuvend, është shoqëruar me masa të forta sigurie në mjediset e Kuvendit, ku është vënë re një prani e shtuar e forcave të sigurisë si në ambientet e komisioneve të përhershme parlamentare ashtu edhe në mjediset e tjera të godinës.
Sipas gazetës “Sot” konfrontime, përleshje dhe rrahje të tjera parashikohen në ditën në vijim, për shkak të tensionimit të situatës politike.
Po sipas gazetës “Sot”, të tjerë deputetë demokratë janë listuar për t’u rrahur pas Strazimirit dhe në shënjestër janë nënkryetari i Komisionit të Sigurisë, Flamur Noka, ish-ministri i Drejtësisë, Eduard Halimi, apo Aldo Bumçi e Ridvan Bode.
Po ashtu, gjithnjë sipas vetë SHQUP-it, Genc Pollo mund të bëhet pre e ndonjë sulmi fizik, për shkak të degradimit të vazhdueshëm të mbledhjeve të Komisionit të Mediave.
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





