Ditën e sotme në orën 12:30 në Fakultetin e Stomatologjisë i cili ndodhet pranë QSUT- së, do të zhvillohet konkursi me shkrim për drejtorët e spitaleve Universitare dhe Rajonale.
Ministria e Shëndetësisë e Mbrojtjes Sociale i ka hapur aplikimet më datën 20 shtator.
Nisja e procesit për zgjedhjen e drejtorëve të rinj të spitaleve ka nisur pas dorëheqjes së pjesës më të madhe të drejtuesve të institucioneve shëndetësore pas ultimatumit të dhënë nga kryeministri Rama.





