Sot është Dita Ndërkombëtare e të Zhdukurve. Kur janë bërë 17 vjet nga përfundimi i luftës në Kosovë, zyrtarisht edhe 1666 persona figurojnë si të zhdukur.

Familjarët shprehen të zhgënjyer për faktin se institucionet nuk kanë punuar sa duhet për të mësuar më shumë rreth fatit të tyre.

 Për nder të kësaj dite, Kuvendi dje ka mbajtur një tryezë në të cilën u tha se Kosova nuk mund të ngrejë padi kundër atyre që kanë kryer krime, pasi vendi nuk është i anëtarësuar në mekanizmat ndërkombëtarë.

Ndërkohë që sot paradite, për nder të Ditës së të Zhdukurve, do të bëhen homazhe te përmendorja e ngritur për nder të të zhdukurve te ndërtesa e Kuvendit të Kosovës. Ndërsa manifestimi kryesor mbahet në Merdar afër Podujevës./Express