TIRANË, 6 qershor 2013 – Në orët e para të mëngjesit janë regjistruar lëkundje të lehta të tokës në qarkun e Dibrës.
Rrjeti Sizmologjik Shqiptar njofton se më 6 qershor 2013, ora 3:40:17 (sipas orës së Shqipërisë, etiketa tregon dy orë më herët, sipas GMT), ka ndodhur një tërmet i lehtë me forcë M=2.2 në fshatin Sohodoll të komunës së Kastriotit, 5 km në vijë ajrore në veriperëndim të qytetit të Peshkopisë (koordinatat 41.71°N, 20.39°E).
Epiqendra ndodhej në thellësinë 10 km.
Nuk ka njoftime për viktima dhe dëme materiale.
/th. m. Agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





