TIRANË, 8 korrik 2013 – Rifillojnë të ndjehen lëkundje toke në qarkun e Elbasanit.
Rrjeti sizmologjik shqiptar ka regjistruar më 8 korrik 2013, ora 9:22:05 GMT ose 11:22:05 (koha e Shqipërisë), një tërmet i lehtë me forcë M=2.9 në, epiqendra në thellësinë 3 km.
Ngjarja sizmike u lokalizua 10 km në vijë ajrore në verilindje të qytetit të Elbasanit në koordinatat 41.18°N, 20.15°E (shih etiketën në hartën e parë).
Google earthi ka identifikuar koordinatat në territorin e komunës së Labinot-Malit (shih shigjetën e gjelbër në hartën e dytë).
Nuk ka njoftime zyrtare për viktima apo dëme materiale.
Info
Komuna e Labinot-Malit përfshin fshatrat Gur i Zi, Sericë, Lamollë, Benë, Lugaxhi, Qafë, Qerret, Shmil, Dritas.
/th. m. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





