Ditën e sotme mbahet Kuvendi Kombëtar i Partisë Demokratike. Takimi do të nisë në orën 11:00 dhe do të zhvillohet në sallën e Pallatit të Kongreseve.

Siç është bërë me dije edhe më herët nga selia blu, në këtë mbledhje do të bëhet votëbesimi i kryetarit të partisë.

Në rendin e ditës janë edhe disa pika të tjera që lidhen me zhvillimet e brendshme në parti dhe gjendjen ku e sipas PD e ka futur Shqipërinë “politika anti-shoqërore dhe anti-kombëtare e Edi Ramës”.

Ndërkohë një ditë më parë, kryedemokrati Sali Berisha tha se Kuvendi ka për “qëllim ndezjen e fuqishme të motorëve të aksionit politik dhe të betejës pa kthim”.