Sot do të mbahet mbledhja e përbashkët e qeverive të Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut. Mbledhja fillon nga ora 10:30 dhe pritet të ketë një axhendë e ngjeshur derisa zgjat ajo në orën 14:15.

Zëdhënësja e Qeverisë së Maqedonisë së Veriut, Venera Azizi, e ka cilësuar si një hap historik drejt bashkëpunimit rajonal mbledhjen e sotme mes dy qeverive që mbahet në Prishtinë.

“Ky takim shënon një moment të rëndësishëm për forcimin e marrëdhënieve mes dy vendeve tona dhe një shembull të bashkëpunimit që na afron drejt një rajoni më të zhvilluar dhe të integruar. Partneriteti ynë sot është më i fortë se kurrë!”

Sipas saj, në axhendë janë marrëveshje konkrete që do të kontribuojnë në përmirësimin e jetës së qytetarëve tanë.

“Ky është vizioni për një të ardhme më të mirë për Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe Republikën e Kosovës!”, shkruan ajo në Facebook.