Ditën e sotme pritet që të mbërrijë në Shqipëri trupi i nëntetares 32-vjeçare, Zarife Hasanaj, që ndërroi jetë pas një shpërthimi në bazën Adaze, në Letoni.

Në orën 12:45 në bazën ajrore të Rinasit do të organizohet ceremonia e pritjes së trupit të pajetë të nëntetares.

Ndërkohë, të premten, 10 maj, ora 10 – 11:30 në hollin e Pallatit të Kongreseve do të zhvillohen homazhet për nder të efektives së FA-ve dhe në 11:45 – 12:30 ceremonia shteterore me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të lartë të shtetit, po te Pallati i Kongreseve.