Qeveria shqiptare dhe ajo e Malit të Zi do të zhvillojnë sot një mbledhje të përbashkët në qytetin e Shkodrës.
Takimi i përbashkët do të mbahet në fototekën kombëtare “Marubi”.
Garda, policia dhe FNSH kanë blinduar qytetin e Shkodrës.
Takimi dy palësh do të nisë me ekzekutimin e hymneve kombëtare në pedonalen "Kole Idromeno", më pas bëhet parakalimi më këmbë deri te Muzeu "Marubi" ku do të mbahet edhe mbledhja.
Pas fjalimeve hapëse, takimi do të vijojë me dyer te mbyllura ku do të nënshkruhen marrëveshjet respektive. Në përfundim dy kryeministrat, Rama dhe Markoviç do të kenë konferencën për shtyp. Ndërsa në orën 12.00 është forumi i biznesit Shqipëri – Mal i Zi.





