Sot në Tiranë mbahet mbledhja e përbashkët e Qeverisë së Kosovës dhe asaj të Shqipërisë.

Pjesë e diskutimit pritet të jetë edhe projekti hekurudhor Prishtinë-Durrës.

Mbledhja e përbashkët e qeverive pritet të fillojë në ora 11:30.

AXHENDA:

11.00 – Mbërritja e delegacionit të Republikës së Kosovës përpara Pallatit të Kongreseve (Vendi: Pallati i Kongreseve)

11.15 – Mbërritja e Sh.T. Avdullah Hoti, Kryeministër i Republikës së Kosovës në Bulevardin Dëshmorët e Kombit

11.30 – Çelja e sesionit plenar të mbledhjes së dy Qeverive Shqipëri-Kosovë (Vendi: Holli kryesor, Pallati i Kongreseve)

Fjalë e Z. Edi Rama, Kryeministër i Shqipërisë

Fjalë e Sh.T. Avdullah Hoti, Kryeministër i Republikës së Kosovës

Fjalë të shkurtra nga anëtarë të dy kabineteve për të parashtruar çështjet kryesore dhe marrëveshjet për nënshkrim

Z. Edi Rama, Kryeministër i Shqipërisë përmbyll sesionin plenar

12.45 – Ceremonia e nënshkrimit të marrëveshjeve ndërqeveritare

13.00 – Konferencë e përbashkët për shtyp e dy Kryeministrave

(Vendi:Holli kryesor, Pallati i Kongreseve)

13.30 – Foto e përbashkët (Vendi :Holli kryesor, Pallati i Kongreseve)

Mbledhja e sotme është mbledhja e gjashtë e përbashkët e dy qeverive.

Mbledhja e parë e përbashkët u mbajt më 11 janar të vitit 2014 në Prizren dhe drejtohej nga kryeministrat e atëhershëm të Kosovës dhe Shqipërisë, Hashim Thaçi dhe Edi Rama, të cilët atë ngjarje e quajtën “historike”.