Këshilli Bashkiak Durrës do të zhvillojë ditën e sotme në orën 12:00 mbledhjen e radhës.

Kjo mbledhje do të mbahet në sallën e Këshillit Bashkiak, ku në rend dite janë për diskutim dhe miratim 5 pika, si më poshtë:

1- PËR MIRATIMIN E FAMILJEVE PËRFITUESE TË NDIHMËS EKONOMIKE NGA FONDI I KUSHTËZUAR PËR BLLOK NDIHMËN EKONOMIKE DERI 6% DHE FONDI I TË ARDHURAVE TË BASHKISË DURRËS, PËR MUAJIN GUSHT 2022.

2- PËR MIRATIMIN E PËRDORIMIT TË FONDIT TË RINDËRTIMIT TË PËRFITUAR NË ZBATIM TË VENDIMIT TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE NR. 503, DATË 27.07.2022 “PËR PËRDORIMIN E FONDIT TË RINDËRTIMIT, PËR FINANCIMIN E RINDËRTIMIT TË BANESAVE INDIVIDUALE NË BASHKITË DURRËS, VORË DHE SHIJAK”.

3- PËR MIRATIMIN PËRDORIMIT TË FONDIT TË KUSHTËZUAR TË BUXHETIT TË SHTETIT PËR EMERGJENCAT CIVILE, QË I ËSHTË ALOKUAR BASHKISË DURRËS PËR VITIN 2022 NË VLERËN 51’984’331,06 LEKË.

4- PËR MIRATIMIN E PËRDORIMIT TË FONDIT PREJ 81’000’000 LEKË PËR LIKUJDIMIN E DETYRIMEVE NDAJ OSHEE.

5 PËR MIRATIMIN E NJË NDRYSHIMI NË ANEKSIN NR.1, TË VENDIMIT TË KËSHILLIT BASHKIAK NR. 22, DATË 25.02.2021 “PËR MIRATIMIN E LISTËS TË SUBJEKTEVE PËRFITUESE, QË DO TË PËRFITOJNË NGA PROGRAMI I PROCESIT TË RINDËRTIMIT PËR PALLATIN NR. 1062, RRUGA “26 NËNTORI” DHE PALLATIN NR. 14, RRUGA “PETRAQ BOSHNJAKU” NJËSIA ADMINISTRATIVE NR. 2, TË DËMTUARA NGA FATKEQËSIA NATYRORE E TËRMETIT TË DATËS 26 NËNTOR 2019.