Këshilli Bashkiak Durrës pritet të mblidhet mesditën e sotme, në orën 12:00 nëpërmjet mjeteve të komunikimit elektronik.
Krahas 11 pikave të publikuara më herët nga “DurrësLajm”, pjesë e rendit të ditës do të jenë edhe 6 shtesa të tjera:
12-Mbi miratimin për prishjen e detyruar të ndërtesës me emërtimin “Ambulancë – Kullë -Sukth i Ri”, njësia administrative sukth, që mban nr. 141 të listës paraprake, miratuar me vkm nr. 297, datë 28.4.2010, për shkak se është dëmtuar nga fatkeqësia natyrore e datës 26 nëntor 2019 dhe se është rekomanduar të demolohet, sipas aktekspertizës, realizuar nga instituti i ndërtimit tiranë dhe miratimin për heqjen nga kontabiliteti dhe lista paraprake, të pronës me nr.141, me vendodhje në fshatin Kullë, njësia administrative Sukth, me emërtimin “Ambulancë – Kullë – Sukth i Ri”.
13-Për miratimin e dhënies së ndihmës financiare, sipas listës së tetë me subjektet përfitues të programit të grantit për rikonstruksionin ose riparimin e banesave të dëmtuara si pasojë e dëmeve të shkaktuara nga fatkeqësia natyrore e tërmetit të datës 26 nëntor 2019.
14-Për miratimin e “planit të përmirësimit të shërbimit në arsimin parashkollor në Bashkinë Durrës”.
15-Për miratimin e ndryshimit të kategorisë së dëmit në listat emërore të familjeve përfituese të grantit për rikonstruksionin ose riparimin e banesave të dëmtuara si pasojë e dëmeve të shkaktuara nga fatkeqësia natyrore e tërmetit të datës 26 nëntor 2019 të miratuara me vendimet e këshillit bashkiak nr.55, datë 26.06.2020, nr. 64, datë 07.07.2020, nr.70 datë 20.07.2020, nr. 81, datë 10.08.2020, nr. 88, datë 31.08.2020, nr.100, datë 30.09.2020 dhe nr. 115, datë 30.10.2020.
16-Për miratimin e listës së përfituesve nga programi i rindërtimit si dhe grantit të rikonstruksionit për banesat individuale të dëmtuara nga fatkeqësia natyrore e tërmetit të datës 26 nëntor 2020, në njësitë administrative nr. 3, 5,6, Rrashbull, dhe Sukth, Bashkia Durrës.
17-Për miratimin e ndryshimit të aneksit 10 të vkb nr.74, datë 24.07.2020 dhe aneksit 4 të vkb nr. 77, datë 10.08.2020.





