Sipas MeteoAlb, vendi ynë paraqitet nën mbizotërimin e kthjellimeve dhe vranësirave të dendura gjatë gjithë ditës, ku herë pas here pritet zhvillim i tyre duke sjellë rrebeshe afatshkurtra shiu në pjesën më të madhe të territorit, më të fokusuara në veri–veriperëndim.

Gjate orëve të vona të mbrëmjes do të ketë përmirësim gradual të kushteve atmosferike duke sjellë ndërprerje të shirave.

Temperaturat e ajrit do të ulen në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 6°C deri në 26°C.

Era do të fryjë mesatare dhe e fortë duke arritur shpejtësinë maksimale 65 km/h nga drejtimi Jugor-Jugperëndimor, për pasojë në brigjet detare do të gjenerohet  dallgëzim mbi 5 ballë.