Deputeti i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi, në seancën plenare të kësaj të enjteje u ndal te protesta e opozitës.

Ai akuzoi Forcat RENEA për arrestimet e kryera dhe se nuk njohin deputetët, duke u ndalur te deputeti i PD-së, Bledjon Nallbati që u godit gjatë protestës.

Sot mungon Bledjon Nallbati dhe e dini pse? Sepse e ka goditur policia dhe e ka të pamundur.

Nxirrni dhe njerëz, Forcat RENEA nuk njohin deputetët. Mirëpo këto Forcat RENEA kë njohin? Ministrja të dalë dhe të bëjë një bilanc të thjeshtë. Forcat RENEA arrestojnë adoleshentët, godasin deputetët e opozitës, akuzojnë adoleshentët se kanë hedhur molotovë, ndërkohë në video u duk e kundërta”, tha Boçi.