Nata e Kadrit njihet si nata kur Kur’ani zbriti në tokë.
E veçanta e kësaj nate qëndron në zbritjen e fjalës së Zotit përmes profetit Muhamed për mbarë njerëzimin.
E në këtë natë të rëndësishme për të gjithë besimtarët mysliman, ish kryeministri Sali Berisha u është drejtuar me një lutje të fuqishme, lutjen e profetit Jonas (Junus
“Nuk ka Zot tjetër (të denje për adhurim), perveç Teje. Qofsh i lavdëruar. Une isha i padrejtë ndaj vetes.”
“Sonte nata e përcaktimit. Nata e Kadrit!
Për të uruar të gjithë besimtarët në këtë natë të shenjtë kam zgjedhur lutjen më të fuqishme që njeriu mund t’i drejtojë të Gjithëfuqishmit – lutjen e profetit Jonas (Junus)
“Nuk ka Zot tjetër (të denje për adhurim), perveç Teje. Qofsh i lavdëruar. Une isha i padrejtë ndaj vetes.”
Zoti ktheftë begatitë e tij në çdo familje shqiptare. Amin”, shkruan Berisha në një postim në rrjetin social Facebook.