​Këtë të diel, më 25 mars, akrepat e orës u zhvendosën një orë përpara, kur në orën 02:00 të mëngjesit akrepat shkuan 03:00.

Tashmë përmes teknologjisë ora ndryshon vetë në çdo pajisje elektronike, si telefonat, kompjuterat, etj. por ju duhet të lëvizni në mënyrë mekanike akrepat e orëve në mur apo atyre që s'janë automatike.

Me këtë ndryshim fillon llogaritja verore e kohës, çka u jep mundësi të gjithë njerëzve të shijojnë sa më shumë ditën dhe rrezet e diellit.

Vendimi për ditën dhe orën e fillimit, dhe ditën dhe orën e përfundimit të llogaritjes verore të kohës për vitin 2018 është miratuar në seancën e fundit të Qeverisë, në përputhje me direktivat e Parlamentit Evropian.

Llogaritja verore e kohës në vitin 2018 mbaron më 28 tetor në orën tre të mëngjesit, kur akrepat e orës do të zhvendosen një orë mbrapa.