Gazetari Bledi Mane është përzgjedhur opinionist i këtij edicioni në formatin e njohur të ‘Big Brother Vip Kosova’.
Pak orë para nisjes së spektaklit mbrëmjen e sotme, ai ka postuar një ‘dilemë’ të tijin në Instagram, ndërsa shprehet se formati i njohur do të mirëpresë personazhe shumë interesantë.
“Kosova më do, Kosova s’më do, më do, s’më do…”, nis postimi i Manes në profilin e tij në Instagram.
Në panelin e opinionistit është edhe moderatorja Anita Muçaj Haradinaj.