Sot në orën 10:00 pritet të nisë punimet Kongresi i Partisë Socialiste.
Sipas rendit të ditës, kryetari i PS-së Edi Rama, do ta marrë i pari fjalën, më pas kreu i grupit të deputetëve socialistë Gramoz Ruçi, i cili do të prezantojë një raport mbi ecurinë dhe rezultatet e fushatës së anëtarësimeve në PS.
Pas pyetjeve dhe diskutimeve, pikë e pestë e rendit të ditës janë ndryshimet në statut dhe në fund zgjedhja e drejtuesve të organeve qendrore të PS-së.
1500 delegatë janë ftuar të marrin pjesë në kongresin e Partisë Socialiste që do të votojnë statutin e ri dhe anëtarët e asamblesë.
Punimet e Kongresit, do të përshëndesin Giani Pitella dhe Massimo Da Lema së bashku me të ftuar të tjerë ndërkombëtarë, ndërsa Mateo Renzi, Martin Shultz, Toni Blair dhe Johanes Svoboda do të jenë të pranishëm nëpërmjet video-mesazheve.





