Këtë të premte pritet të nisë punimet Parlamenti i ri i dalë nga zgjedhjet e 25 prillit. Do të jetë Luljeta Bozo, e cila në orën 10:00 do të mbajë fjalën hapëse duke qenë deputetja më e vjetër në moshë e Kuvendit.
Më pas do të bëhet betimi edhe i kryetares së re të Parlamentit, Lindita Nikolla. Ndërsa Edi Rama do të marrë miratimin si kryeministër, e më pas do të kërkojë votëbesimin e kabinetit të tij qeveritar. Pas votëbesimit nga Kuvendi, qeveria e re do të duhet të betohet përpara presidentit Ilir Meta.
Me nisjen e legjislaturës së X, rikthehet në Parlament pas 2 vitesh mungesë edhe Partia Demokratike në opozitë.
Pritet që të ketë diskutime dhe debate në këtë senancë të parë. Kujtojmë se mbrëmë kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha deklaroi se Sali Berisha nuk do të jetë pjesë e grupit parlamentar të PD-së, deri në zbardhjen e plotë të vendimit të DASH, e ku të sqarohet e gjithë e vërteta.





