Vizat e Bashkimit Evropian për rusët dhe përplasjet mbi energjinë dhe importet pritet të dominojnë në samitin dy-ditor BE-Rusi, që nis sot në mbrëmje.
Para takimit në Bruksel, BE-ja ka shfaqur gatishmërinë për t’ua bërë më të lehtë qytetarëve rusë pajisjen me viza të BE-së.
Por, raportet thonë se një kërkesë e minutës së fundit nga Moska, për udhëtimin pa viza për diplomatët rusë, mund të rrezikojë ndonjë marrëveshje gjatë samitit.
Presidenti Vladimir Putin dhe ministrat e tij gjithashtu ka të ngjarë të pyesin BE-në në lidhje me hetimin e fundit të Komisionit Evropian mbi dyshimet për fiksimin e çmimeve të gjigantit rus të energjisë, Gazprom.
BE, ndërkohë, ka të ngjarë që të ankohet për shkak të dështimit të Rusisë që të ulë tarifat për dru, letër dhe makina, në përputhje me rregullat e Organizatës Botërore Tregtare. Rusia iu bashkua OBT-së këtë vit.