12 tetor 2015 – Në të gjithë Shqipërinë, sot nis viti i ri akademik 2015-2016 për të gjitha universitetet publike dhe private.

Këtë vit, Qeveria Shqiptare ka miratuar 18,986 kuota për 289 programe studimi në të cilat kanë aplikuar 29,168 kandidatë.

Sot në orën 10.00, ministrja e Arsimit dhe Sportit, Lindita Nikolla, do të jetë e pranishme në aktivitetin që do të zhvillohet në sallën “Liria” te Qyteti Studenti, me rastin e çeljes së vitit të ri akademik 2015-2016.

/portali DurresLajm/