Nis sot viti i ri shkollor për rreth 345 mijë nxënës, ndërsa 31 mijë mësues rikthehen në institucionet arsimore.

Ministria e Arsimit dhe Sportit, në një postim në rrjetet sociale, shprehet se janë shpërndarë tekste falas për 236 mijë nxënës, u hapën 30 shkolla të reja dhe të rehabilituara, 340 laboratorë SMART, kurrikulën e re në klasat e IV, laboratorë të rinj të shkencave, palestra e terrene të reja sportive.

MAS thekson se “Mësuesit, psikologët, punonjësit socialë, oficerët e sigurisë dhe i gjithë stafi i shkollave tona janë gati të mirëpresin nxënësit në ditën e parë të shkollës”.