Teuta e nisi këtë sezon të ri me një disfatë ndaj Laçit me rezultatin 3-1.
Në përfundim të sfidës ka folur edhe vetë trajneri i durrsakëve, Renato Arapi i cili në një prononcim ka komentuar rezultatin, por edhe gjendjen e skuadrës.“
Sot u përballëm më një situatë të pazakontë sepse shumë nga lojtarët munguan për shkak të problemeve me dokumentacionin.
Fillimi i sfidës nuk ishte i mirë më pas në pjesën e dytë u munduam të bënim diçka më shumë.
Shpresoj që në ndeshjen e ardhshme të kem grupin të plotë.
Çfarë mungoi sot ?
Kur ke djem të rinj në skuadër duhet shtuar agresiviteti, por ai sot mungoj. Dhe në një ndeshje si ajo ndaj Laçit agresiviteti është i domosdoshëm.
Çfarë ndryshoi ne pushim ?
U munduam që nga ana psikologjike të ngrinim lojtarët. Mesfushorit e krahut u munduan të futeshin në markim. Si dhe tentuam topin e gjatë.
Merkatoja?
Normalisht, kemi nevojë për lojtarë, por këto gjera i takojnë klubit ne kemi kohë që punojmë me djem të rinj por duhet edhe eksperiencë.
Mendoj e na ka penalizuar mungesa e lojtarëve që nuk i kishim në dispozicion.”, u shpreh Arapi.