TIRANË, 24 gusht 2013 – Një tërmet jo fort i lehtë ka rënë në malet e Labërisë para disa orësh. Rrjeti sizmologjik shqiptar ka regjistruar lëkundje toke në pasditen e 24 qershorit 2013. Ngjarja tektonike ka ndodhur ora 14:1:1 (GMT) ose ora 16:1:1 (koha verore e Shqipërisë). Ka pasur një magnitudë M=3.1 dhe epiqendër në thellësinë 9 km. Departamenti i sizmologjisë e vendos në një distancë në vijë ajrore 16 km në verilindje të qytetit të Himarës (qarku i Vlorës), në koordinatat 40.12°V, 19.93°L (shih hartën nr. 1, pika e kuqe). Bazuar në koordinatat e mësipërme, google earth-i e lokalizon tërmetin në qarkun e Gjirokastrës, në kufirin me qarkun e Vlorës (shih hartën nr. 2 dhe foton satelitore, shigjeta e gjelbër). Më saktësisht, në malet e Labërisë, në lartësinë mbi 1200 metra, midis fshatrave të Fterës të komunës së Lukovës (Vlorë) dhe Zhulatit të komunës së Cepos (Gjirokastër). Më shumë se Himara, si pikë referimi mund të jepeshin pika më të njohura: ose Gjirokastra ose Lazarati. Nuk ka njoftime zyrtare për viktima dhe dëme materiale.

Info

Komuna e Lukovës (Vlorë) ka në përbërje fshatrat: Lukovë, Çorraj, Borsh, Piqeras, Nivicë-Bubar, Shënvasil, Fterrë, Qazim Pali, Sasaj, (Kakome).

Komuna e Cepos (Gjirokastër) ka në përbërje fshatrat: Fushëbardhë, Zhulat, Taroninë, Mashkullorë, Palokastër, Çepun, Kodër, Plesat, Kardhiq, Prongji, Humelicë.

/th. m. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/