Numërimi mbrapsht ka nisur. Shqipëria luan ndaj Skocisë ndeshjen e fundit në grupe të Nations League. Mundësitë për kualifikim tashmë janë kompromentuar, do të duhet një mrekulli nga ato që ndodhin rrallë në futboll. Një fitore 4-0 e kuqezinjve në “Loro Boriçi”, e ndërthurur me një sukses minimal të skocezëve ndaj Izraelit tri ditë më pas, do të thoshte një mrekulli për kuqezinjtë.
E lexuar mes rreshtave, një fitore i lejon trajnerit të tentojë kualifikimin në Europian edhe nëpërmjet kualifikueseve.
Çfarë ndodh me një humbje? Vendi i fundit dhe rrëzimi nga Liga C do të linte pak vend për përkufizimin e kësaj aventure. Shqipëria ka fituar vetëm një ndeshje në 7 takime të luajtura gjatë vitit 2018.





