Sipas MeteoAlb, vranësirat e shpeshta do të përfshijnë të gjithë territorin pothuajse gjatë gjithë ditës, ku pritet që herë pas here vranësirat të pësojnë zhvillime duke gjeneruar reshje të pakta shiu në të gjithë vendin tonë. Reshjet më të dukshme do të jenë në zonat Veriore dhe Lindore.
Por gjithashtu do të ketë dhe intervale me kthjellime, të cilat më të shpeshta parashikohet të jenë në zonat jugperëndimore. Temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes, por mbeten kostante në mesditë duke u luhatur nga 6°C deri në 26°C.
Era do të fryjë mesatare dhe e fortë në det me shpejtësi 45 km/h nga drejtimi Jugor duke sjellë në brigjet detare dallgëzim mbi 3 ballë.