Teksa sot pritet të miratohet nga Këshilli Bashkiak Durrës Plani i Përgjithshëm Vendor, ka reaguar përmes një postimi në rrjete sociale urbanisti Ardian Muka.
Duke e quajtur skandali i radhës i Bashkisë Durrës, Muka shkruan se urgjenca për të kaluar Planin e Përgjithshëm Vendor pas një gjumi 6-vjeçar vetëm dy ditë pasi njoftuan për mbajtjen e dëgjesës publike është po aq e rrezikshme dhe e dëmshme sa dhe vitet e humbura në pritje të masterplanit, burim korrupsioni, inkompetencë, injorancë, klientelizëm.
Muka rëndit me detaje problematikat që ka Plani i Përgjithshëm Vendor ndërsa në mbyllje të reagimit të tij njofton se mesditën e sotme do të jetë para Bashkisë Durrës për të protestuar për qytetin, për veten dhe të birin.
“Ejani dhe ju, të tregojmë që ne e duam qytetin tonë dhe askush nuk mund të tallet me të dhe me ne!!!”, shkruan ai.
POSTIMI I PLOTË
Skandal i radhes ne bashkine e Durresit !!
Prej shtatorit te 2015 Keshilli Bashkiak i qytetit i hapi rrugen berjes se Planit te Pergjithshem Vendor brenda nje periudhe nje vjecare .
Kaluan gjashte vite dhe Durresi ishte i vetmi qytet ne Shqiperi pa nje plan urbanistik ,megjithese studio italiane e percaktuar per te bere ate e kishte pergatitur brenda termave kohore ,kjo vonese nuk eshte pa arsye : horrave qe e drejtuan dhe drejtojne qytetin ,donin shesh per te bere pershesh ,dhe besoj se durrsaket me japin te drejte ne kete pike.
Qyteti degradoi ne te gjithe funksionet e tij , ne planifikimin urban ,administrimin e territorit ,jeten urbane e problemet sociale
-mungesa e nje databaze te integruar per studimet pjesore te aprovuara nder vite dhe lejet e ndertimit ka cuar ne vendime kundershtuese dhe ne shperndarje jo te ekuilibruar e demokratike te zhvillimit te pronave
-mungesa e planifikimit ne nivel infrastrukturor si rrjedhoje dhe e mos koordinimit institucional,ka sjelle si pasoje permbytjet,problemet e furnizimit me uje dhe shkarkimin e ujerave te zeza,dhe investimet e bera disa here per te njejtin objekt
-mungesa e ligjimitetit per projektet e rivitalizimit te qendres se qytetit ,projekti Veliera tek hyrja e portit,sheshi tek muzeu i deshmoreve,ku nuk eshte marre ne konsiderate as mendimi i specialisteve dhe as i publikut
-zhvillimi i vijes bregdetare me shtesa ne det pa asnje norme ambjentale dhe projekte te pakonsoltuara me grupet e interesit
-mungesa e nje itinerari turistik te mirekonceptuar dhe te formalizuar edhe pse i sugjeruar prej profesionisteve
-ndertime pa leje ,cilesia e investimeve te kryera nga bashkia nga sheshi qendror i qytetit tek bulevardi kryesor, tek rruget e reja ne kenete e neper kodrat e qytetit jane te degraduara pa u mbaruar akoma periudha e garancise
-betonizim ne cdo qoshe pa meshire per parqet,kendet e lojerave,gjelberimin
-administrimi i mbetjeve urbane ,djegia e tyre ne qiell te hapur prej vitesh ,tashme e kthyer nga bombe ekologjike dhe ne bombe financiare per qytetin
-rivitalizimi i rrugeve kryesore te qytetit para dhe pas termetit 26 nentorit ,shtrimet me pllaka pa kryer asnje investim ne infrastrukturen sekondare te trotuareve ,investime te gabuara nga ana konstrultive,korruptive ,jo natyrore nga ana e peisazhit
-mungesa e koordinimit me ministrine e kultures per administrimin ne menyre korrektete monumenteve te qytetit ,mungese iniciative dhe ndjeshmerie per trashegimine kulturore nga ana e bashkise
-pervec nje qendre ditore per te moshuarit asnje investim tjeter per kete kategori
-asnje meter katror lulishte e shtuar,asnje peme e mbjelle,asnje park,vetem beton
-parkingjet ne qytet nje kaos i vertete ,administrimi i atyre pak nga privatet i paqarte e korruptiv
-ndertimi e shperndarja e banesave sociale me vite vonese e pa transparence
Dhe papritur rrufe ne qiell te hapur !!
Para dy ditesh u zhvillua nje degjese me publikun per te konsultuar Planin e Pergjithshem Vendor ,ku 10 persona te ftuar nga bashkia ,pa pranine e mediave e ne sekret te plote “debatuan” me vetveten
Dhe neser keshilli bashkiak monopartiak i socialisteve do te votoje per dicka qe kane gjashte vite qe e bien verdalle duke u tallur me qytetaret e duke futur ne kolaps nje qytet te tere,kolaps urban,ekonomik,social,kulturor,ambjental.
Neser 51 tyrgjymene do votojne nga shtepite e tyre online , e me nje klik do te vendosin per normat e zhvillimit te qytetit per 20 vitet e ardhshme
Kjo urgjence pas nje gjumi gjashte vjecar eshte po aq e rrezikshme dhe e demshme sa dhe vitet e humbura ne pritje te masterplanit ,burim korrupsioni ,inkompetence ,injorance,klientelizmi…
Une neser ne oren 12 do jem para bashkise Durresit per te protestuar per qytetin tim,per qytetaret ,per vete e per tim bir ….
Ejani dhe ju ,te tregojme qe ne e duam qytetin tone dhe askush nuk mund te tallet me te dhe me ne !!!
Skandal i radhes ne bashkine e Durresit !! Prej shtatorit te 2015 Keshilli Bashkiak i qytetit i hapi rrugen berjes se…
Posted by Ardian Muka on Thursday, March 4, 2021





