Nga ora 18:00 deri në orën 21:00, opozita e bashkuar do të bllokojë sot qarkullimin në 12 qarqe të vendit.
Mësohet se kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi do të jetë sërish në Durrës, te rrethrrotullimi i Plepave, ndërsa kryedemokrati Lulzim Basha do jetë te mbikalimi i Bradasheshit në Elbasan.
Në Tiranë, te rrethrrotullimi Shqiponja do të jenë ish-deputetët Petrit Vasili, Luan Rama, Klajda Gjosha, Floida Kerpaci, Edmond Panariti dhe Erisa Xhixho.
Në qytetin e Shkodrës mësohet të jetë Agron Çela, në Lezhë Viktor Tusha, në Milot Përparim Spahiu, në Fier Kejdi Mehmetaj, në Elbasan Edmond Haxhinasto, në Korçë Endrit Braimllari.





