Sot pritet të mbahet protesta e opozitës kundër qeverisë. E ndërsa autobusët me demokratë janë nisur nga rrethet për t’iu bashkuar protestës në Tiranë, kryeministri Edi Rama tregon me anë të një statusi në “Facebook” se është i qetë.

Ai ka vijuar rutinën e tij të përshëndetjes së mëngjesit pa e përmendur këtë protestë. Rama ka zgjedhur një shkrim të një medie irlandeze që e rendit Shqipërinë në listën e destinacioneve të vitit 2018.

MIRËMËNGJES  dhe me këtë artikull të medias irlandeze që e rendit Shqipërinë ndër destinacionet kryesore për të mos u humbur gjatë vitit 2018, ju uroj një fundjavë të mbarë ”, shkruan Rama, duke bashkangjitur edhe artikullin në fjalë