Opozita e bashkuar do të protestojë këtë të enjte para Parlamentit, teksa do të zhvillohet dhe seanca e radhës ku do të bëjnë betimin dhe 3 deputetët e rinj.
Protesta nuk do të zhvillohet vetëm përballë hyrjes se Parlamentit, por është planifikuar që të bllokohen të gjitha rrugët përreth.
Që në mëngjes policia është vendosur kordon në një perimetër të gjerë rreth parlamentit si dhe ka vendosur gardh prej hekuri.
Një ditë më parë presidenti Ilir Meta deklaroi se ishtë gati të hiqte dorë nga mandati i presidentit për të zgjidhur krizën aktuale politike si dhe të mos lejonte instalimin e një junte ushtarake.
Partia Demokratike ka paditur ditën e djeshme ministrin e Brendshëm, Sandër Lleshaj dhe disa punonjës të Policisë së Shtetit për shpërdorim detyre gjatë protestës së 16 marsit, ku u hodh gaz lotsjellës.
Opozita ka nisur protestat më 16 shkurt dhe kërkon largimin e kryeministrit Edi Rama si dhe krijimin e një qeverie tranzitore.





