Në Francë sot mbahet raundi i dytë i zgjedhjeve presidenciale, i cili do të vendosë se kush do të udhëheqë në 5 vitet e ardhshme ekonominë e dytë më të madhe të Europës.
Dy kandidatët në garë për postin e Kreut të Shtetit janë Emmanuel Macron dhe Marine Le Pen.
Presidenti aktual Macron cilësohet si pro– europian kurse përballë tij ka përfaqësuesen e së djathtës ekstreme Le Pen. Sondazhet e fundit tregojnë se Macron është një fitues më i mundshëm i këtyre zgjedhjeve, por me një diferencë shumë më të vogël se në 2017, kur ai mundi Le pen me 66% të votave.





