Ditën e sotme është parashikuar që të zhvillohet seanca e radhës parlamentare. Në rendin e ditës një nga çështjet kryesore është ajo për buxhetin ku duhet të kalojë nen për nen dhe në tërësi.

Po ashtu janë parashikuar të kalojnë edhe disa projektligje të tjera si ai për akcizën dhe procedurat tatimore.

Megjithatë edhe seanca e sotme pritet të bllokohet nga opozita siç është bërë edhe herët e shkuara.

Ish-kryeministri Sali Berisha paralajmëroi përshkallëzim të aksionit opozitar ditën e djeshme për të mos lejuar vijimin normal të punimeve të Kuvendit.